“Kosova zemra e Shqipërisë”, VV protestë kundër pranisë së Vuçiç në Tiranë, përplasje me policinë (VIDEO/LIVE)

Me thirrjet “Kosova zemra e Shqipërisë”, Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë po proteston kundër mini shengenit ballkanik.
Gjatë protestës ka patur edhe përplasje me policinë, ku protestuesit disa herë kanë tentuar të thyejnë kordonin.
Ditën e sotme në Tiranë ndodhet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë samit.