“Ka marrë mbështetje nga Majlinda Bregu”/ Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për Mini-Shengenin

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u shpreh skeptik për Mini-Shengenin. Osmani tha për “Open” se parakushti i Maqedonisë së Veriut ishte që në këto takime të merrnin pjesë të gjitha vendet e rajonit dhe të ketë mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian.
“Në takimet e bëra ka akoma paqartësi në lidhje synimet e kësaj nisme. Ne e shikojmë një nismë akoma në zhvillim e sipër. Neve nuk na pengon asgjë që në një moment të shkëputemi nga nisma nëse vazhdojnë paqartësitë”, tha Osmani.
Ai u pyet nga analisti Andi Bushati: “Nuk është një nismë e nisur nga SHBA dhe BE por nga Vuçiç dhe Rama dhe që këtu ka një kërcitje. Cila është mbështetja e BE-së dhe e SHBA-së?”
Osmani deklaroi se: “Nga Bashkimi Europian ka ardhur një mbështetje nga Majlinda Bregu”.