“Jemi të kënaqur me 50 viktima”, jep dorëheqjen kryebashkiakja e Durrësit

Pas prononcimit në media ditën e djeshme, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako.

Ajo u shpreh dje me fjalët: Të jemi të kënaqur me 50 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Gjithashtu prononcimi lidhur me akomodimin në hotele me 5 yje të të prekurve nga tërmeti pati jo pak reagime negative.

Fjalët e saj u cilësuan si një gafë nga ana e kryebashkiakes, e cila mesa duket nuk e ka përballuar dot stresin e reagimeve.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, ka thënë ajo në “Facebook”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT