Duam të jetojmë si në kapitalizëm dhe të trajtohemi si ne komunizëm!

Duhej të binte tërmeti,
me mijëra shtëpi të gremiste,
për të parë sa thellë është rrënjosur,
tek ne mendësia komuniste!
Më të shumtit këtu s’e kuptojnë,
rendin ku jetojmë-në të vërtetë,
s’e dinë se pushtetin e kanë përmbysur,
fiks në vitin Njëmijë e Nëntëqind e Nëntëdhjetë!
Ty që të ra fatkeqësia,
fare më kot shtetin e mallkon,
se si tani realisht po bën,
shumë më tepër nga sa i takon!
Ka ikur me kohë ajo kohë,
kur për çdo gjë përgjigjej shteti,
kur fatkeqësive u dilte zot,
që nga përmbytjet e gjer tek tërmeti!
Po njerzit ende nuk janë përgatitur,
të punojnë të pamvarur nga shteti,
ndaj dhe kësaj radhe do goditet,
brinjë më brinjë buxheti!
Tërmeti vërtet ra në Durrës e Tiranë,
po ka troshitur mbarë Shqipërinë,
dhe ky shpenzim i pa parashikuar,
do ta bëjë gropë gjithë ekonominë!
Më të drejtë Rama tha- se kjo është hera e fundit,
që shteti përmballon gjithë koston e rindërtimit,
por me të ardhurat që kanë Shqiptarët,
s’i paguajnë dot kompanitë e sigurimit!
Ndaj duhen ngritur rroga e pensione
se ngjarje të tilla do të ndodhin prore
por është stopuar fondi i akumulimit,
Nga korrupsioni dhe katastrofat natyrore!
Ne po jetojmë një sistem hibrid,
Edhe pse emrin ka, “Kapitalizëm”,
por ne çdo gjë e duam nga shteti,
Njëlloj si dikur-në Komunizëm!
Njerëzit të mos mallkojnë kaq shumë,
dhe pse halli i madh i ka gjetur,
por po të ishin në Afrikë a Indi,
as plasmas nuk do kishin për të fjetur.
Shteti tek ne po bën maksimalen,
Askush një shëmbull të tillë s’do të gjejë,
Tani ka mbetur të dalë Rama me lugë në dorë,
dhe njërëzit një nga një ti ushqejë!
Arben Duka