“Der Standard” për ligjin e medias: Tregon qëllimet armiqësore të qeverisë ndaj mediave online

Gazeta e njohur austriake “Der Standard”, në një artikull të sajin shkruan se liria e medias në Shqipëri është në rrezik, pas nismës së Kryeministrit Edi Rama për paketën “Anti-shpifje”.

Në këtë artikull theksohet fort se shoqatat e gazetarëve dhe OSBE-ja janë kundër udhëzimeve të reja të propozuara nga Edi Rama.

Më tej shkruhet se ky ligj është hartuar pa konsultime paraprake me shoqatat e gazetarëve dhe u mbajt i fshehtë deri disa javë më parë.

“Ligji i jep AMA-s fuqinë për të urdhëruar mbylljen e portaleve të Internetit në Shqipëri pa garancitë e nevojshme ligjore ose për të shqiptuar gjobë deri në 6.500 EUR. Përfaqësuesit e mediave kritikuan se kjo do të rrisë ndjeshëm rrezikun e censurës dhe vetë-censurimit”, vijon artikulli,

Edhe “Der Standard” e pranon se kjo gjë tregon qëllimet armiqësore të qeverisë ndaj mediave në internet që kritikojnë veprimet e tyre.

Por nënvizohet edhe se  stacionet televizive tradicionale kanë të ardhurat më të larta vjetore, por ato duhet të tatohen më pak se media online, sepse këto të fundit kanë një potencial më të lartë kritik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT