Akuza të forta ndaj ministrit serb: Mori para nga tregtarët e armëve për të tërhequr njohjen e Kosovës!

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë Marinika Tepic akuzoi sot ministrin e jashtëm serb Ivica Daçic për mbledhjen e parave nga biznesmenët dhe tregtarët e armëve për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ajo drejtoi hapur pyetjen nëse kishte abuzuar me pozitën e tij zyrtare. “A ka abuzuar Daçiç pozicionin e tij zyrtar duke marrë para për njohjen e Kosovës nga biznesmenë me reputacion dhe tregtarët e armëve, dhe a ka marrë Daçiç më shumë se një milion euro para në dorë?

Dhe flasim në situata kur shefi i kabinetit të Daçicit, Nikolla Nedelkovic ka dëshmuar për paratë e marra”, tha Tepic në një konference për shtyp.

Ajo deklaroi se i gjithë “operacioni” për tërheqjen e njohjeve u shoqërua me mbledhjen e parave nga biznesmenë dhe tregtarë të armëve dhe shtoi se është e nevojshme që policia dhe prokuroria të verifikojnë pasuritë e Nikolla Nedelkovic dhe personave të afërt.

Sipas Tepic, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka qenë patjetër i informuar për këtë dhe i ka bërë thirrje që me “shpejtësi të rrufeshme” t’i japë përgjigje pyetjeve që shtrohen nga e gjithë kjo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT