Trafik për shkak të tërmetit, qytetarët largohen nga Durrësi

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga mbikalimi i Shkozetit, gazetarja e Top Channel jep detaje rreth bllokimi të qarkullimit të mjeteve.

Mbyllja e këtij mbikalimi ka shkaktuar trafik të rënduar të automjeteve.

“Po evakuohemi nga Durrësi, do ikim në Vlorë. Për sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve të shtëpisë”, shprehet një qytetar i Durrësit.

Në shumë makina shihen familjarë që largohen nga qyteti i Durrësit.

“Po largohemi të gjithë nga Durrësi, do ikim në Elbasan”, thotë një tjetër qytetar.

Banorët vijojnë të largohen nga shtëpizat e tyre, pasi për fat të keq ende vazhdojnë tërmetet në Durrës. Një pjesë janë larguar që në ditën e parë e tërmetit, e të tjerët shihen tek po largohen së bashku me familjarët e tyre.

Jugu është më i preferuari dhe shumë shtëpi e hotele kanë ofruar akomodim dhe ushqim për të gjithë personat e prekur nga tërmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT