Poeti i “Hakërrimës”, busti i Ali Asllanit vendoset në vendlindje

Në Vajzë të Vlorës është vendosur busti i shtetarit, diplomatit e poetit Ali Asllanit.
Ky fshat është vendlindja e Asllanit, i njohur për poezitë e tij të fuqishme.
Busti është realizuar nga Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami.
Në ceremoni ishin të pranishëm banorë të krahinës, përfaqësues të shtetit etj.
“Ali Asllani ishte një “dhuratë” e Vajzës, Labërisë dhe Vlorës për Shqipërinë.
Me artin dhe poezinë e tij krijoi një udhëhartë për të ndërtuar një shoqëri me drejtësi sociale dhe një “Manual” për të bashkëpunuar me qytetarët, fisnikët dhe bujarët e këtij vendi, kundër zuzarëve, maskarenjve dhe shushunjave të korrupsionit.
Mesazhet e veprës së Ali Asllanit janë sot tepër aktuale” – theksoi në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

