Nisi punën sot, trageti i ri i linjës Vlorë-Brindisi ndryshket ende pa bërë udhëtimin e parë (FOTO)

Trageti që shihni në fotot e siguruara nga Dosja.al është trageti i ri që nisi punën sot në portin e Vlorës e do të shkojë dhe në birgjet e Italisë. Ky traget është pagëzuar me emrin “Prince”, por ai do të ketë denstinacion të vetëm portin e Vlorës dhe atë të Brindisit.
Në një kohë që të gjithë vlonjatët dhe jo vetëm, prisnin një traget të ri që udhëtimet e tyre të ishin sa më komode autoritetet u nxituan dhe siç shihet nga fotot e siguruara nga Dosja.al, ky mjet lundrues është i ndryshkur.

Ka qenë vetë ish-ministri Damian Gjiknuri i cili është shprehur se ky traget është më i mirë se ai që ka qenë, por në realitet të dy tragetet janë të prodhuara mes viteve 1972-1974.
“Mburrja” e të dërguarit të Ramës në Vlorë, se tashmë qytetarët do të udhëtojnë në një mjet të ri duket se është e kotë, pasi vet trageti tregon se gjendja e tij nuk është me e mira e mundshme.

Dosja.al më herët ka raportuar se ky mjet lundrues ka patur probleme në portin e Greqisë dhe atij itialian për vonesa por edhe mungesë sigurie. Prandaj lind natyrshëm pyetja: A është ky traget, mjeti dinjitoz për të prezantuar Vlorën tek turistët?