Homazhe në sheshin “Skënderbej”, qytetarët ndezin qirinj për viktimat

Me qindra qytetarë të organizuar përmes rrjeteve sociale ndezën qirinj pranë heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu,  si homazh për 49 viktimat nga tërmeti i së martës.

Mes tyre ishin edhe artistë, ku u vu re kantautori Alban Skënderaj.

Lutjet dhe qirinjtë nuk munguan edhe dy ditë më parë, me shpresën për të pasur sa më pak jetë të marra nga kjo fatkeqësi.

Janë më shumë se 900 persona të tjerë që kanë marrë lëndime nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa dëmet janë të mëdha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT