Cilat janë dy kategoritë e familjeve që nuk do t’ju rindërtohet shtëpia pas tërmetit

Ndihma e qeverisë për rindërtimin e shtëpive duket se nuk do të prekë të gjithë banorët.

Janë dy kategori që përjashtohen nga mundësia e strehimit pas tërmetit të fuqishëm që la 50 të vdekur e shumë të tjerë në qiell të hapur.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit në mbledhjen e sotme të qeverisë, nuk përfitojnë familjet që para tërmetit rezultonin të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira që janë në rregull, si dhe banorët që kishin banesa me standard të ulët kushtesh.

“Familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira, të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin”, tha kryeministri.

“Kategoria tjetër është ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh. Është kategoria e identifikuar paraprakisht. Para dy javësh kemi pasur edhe një takim për të parë si mund të adresojmë këto familje. Edhe këto familje nuk mund të hyjnë te ata që janë prekur nga tërmeti”, shtoi kreu i qeverisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT