“Gjeografia duhet mësuar që në shkollë”, ambasadori shqiptar në Paris thumbon francezët

Ngatërresa që u bë me himnin shqiptar para startit të ndeshjes Francë-Shqipëri ka bërë xhiron e botës. Në fakt ky episod u komentua më shumë se vetë rezultati i ndeshjes që me sa duket kaloi në plan të dytë, edhe për faktin se nuk pati shumë histori.

Mediat franceze kërkuan një reagim nga ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tola i cili u është përgjigjur kërkesave të tyre disi me humor. Ambasadori e ka cilësuar atë që ndodhi si një gabim njerëzor që mund ta bëjë kushdo

Përgjigja e ambasadorit për mediat:

Gabimi është njerëzor dhe mund të ndodhin kudo të tillë.”Ata nuk pranuan me të drejtë që të fillohej ndeshja pa u luajtur himni ynë”.
Tola përgëzoi qëndrimin e futbollistëve shqiptarë që nuk lëvizën nga vendi pa u luajtur himni, ndërkohë që nuk la pa thumbuar francezët për episodin.

Vazhdimi i fjalës së ambasadorit:

Duhet të shpresojmë që në ndeshjen e të martës mes Francës dhe Andorrës të mos luhet himni i Shqipërisë!”Ky incident i vogël mos tregon edhe një herë se mësimi i gjeografisë dhe gjeopolitikës është një çështje e rëndësishme si në shkollë, ashtu edhe në jetë? Në Francë, ashtu si në çdo vend tjetër”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT