Rasti i Arbëreshit në Ohër do të shqyrtohet, flamuri është i garantuar me ligj

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në emisionin Click Plus ka folur edhe për rastin e fundit që ndodhi në Kalanë e Ohrit ku gjykata dënoi arbëreshin me 1100 euro gjobë dhe 5 vjet ndalesë në Maqedoni, vetëm pse ngriti një flamur.

Osmani thotë se kjo çështje duhet të shqyrtohet sepse sipas tij, flamuri shqiptarë është i garantuar me ligj. Ai mendon se kjo ka ndodhur për shkak të ndikimit të zgjedhjeve.

“Ta dini se flamuri shqiptarë është zyrtarë dhe do të përdoret jo vetëm në Kala po do të përdoret çdo kund. Askush nuk do të dënohet. Rasti i arbëreshit do të shqyrtohet është çështje e ndikimit të zgjedhjeve dhe ju garantojë se nxjerreni flamurin kur të doni dhe ku të doni se është e garantuar me ligj”, tha zv/kryeministri Osmani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT