Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Ja pasojat ligjore në rast se zgjedhjet bllokohen”

Dy janë pasojat me të cilat do të përballen komisionerët zgjedhorë nëse do të zgjedhin të bllokojnë aktivitetin zgjedhor, shkarkimi nga detyra ose ndjekja penale.”. 

Kështu u shpreh ish-nënkryetari i KQZ Kristaq Kume gjatë një interviste në News24.  Ai shtoi se katër komisionerë të opozitës kanë mundësi objektive të bllokojnë procesin, por ky skenar ka pasoja ligjore.

Sipas Kumes, në gjysmën e njësive vendore s’do ketë garë sepse në KZAZ-të përkatëse është regjistruar vetëm një kandidat, për Kryetar Bashkie e këto kushte do të mungojë zgjedhja.

Sipas tij heqja dorë e opozitës nga mandatet është e pavlefshme, pasi një akt i tillë nuk u bë publikisht dhe përpara Komisionit Kuvendor të Rregullores dhe Mandatit në Kuvend.

Kume thekson se dakortësia për të shtyrë zgjedhjet duhet formatizuar me ndryshime në Kushtetutë.

Back to top button