VIDEO/ Universiteti i Kamzës përplaset me Bashkinë për të mbuluar aferën 600 mijë USD

Për këtë hapësirë kane hyrë në konflikt dy institucione shtetërore, Universiteti Bujqësor i Kamjes dhe Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit pasi ka shpronësuar pronarët privat, e ka kaluar në pronësi të saj për të cilën  disponon edhe dokumentet përkatëse.

Në këtë hapësire prej afro 9 mijë metër katrorë Bashkia e Tiranës do të ndërtojë dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një shkollë të mesme për banorët e kësaj zonë, të cilët  kanë kërkuar shkollë për arsimimin e fëmijëve.

Loading...

“Vallahi, që duhet shkollë se ajo që është, është e vjetër e me nga 42 nxënës në klasë”, tha një banor zone.

Përtej nevojave te komunitetit rektorati i Universiteti Bujqësor është përplasur me Bashkinë e Tiranës, duke kundërshtuar institucionet arsimore që do të ndërtohen në një territor të cilin nuk e disponon si pronë. Për këtë  një grup i vogël studentësh, të nxitur nga rektori i tyre dhe të  mbështetur  edhe nga Jamarbër Malltezi protestojnë. Madje duket hapur konflikt që është ndezur edhe në rrjetet e sociale, ku kryetari i bashkisë i  kundërpërgjigjet Jamarbër Malttezit.

Ndërkohe sipërfaqja ku do të ndërtohen  shkollat  është rrethuar dhe do t’i kalojë koncesionarit .

“Është një truall i marrë nga privati. Ka qenë fidanishte për një perudhë kohe, për Universitetin Bujqësor, por trualli më pas i është kthyer pronarit. Bashkia e shpronësoi pronarin dhe trualli i kaloi Bashkisë”, th Ilda Qazimllari, drejtore Projekteve në Bashki.

Por ndërkohë  Universiteti Bujqësor i Kamzës kërkon të mbulojë  një aferë të tij. Për një mur rrethues të Kampusit universitar  ka shpenzuar  600 mijë dollarë  dhe se muri  është ky dhe nuk përputhet me projektin pasi  gjate perimetrit të tij ai nuk është në lartësinë e duhur. Po ashtu edhe porta hyrëse që duhet të ishte si në këtë foto por në fakt nuk është zbatuar  siç është paraqitur. /tch

Loading...
Back to top button