“Nuk pranojmë asnjë justifikim”! Rama reagon për herë të parë për grabitjen: Shteti shqiptar do marrë nën kontroll aeroportin!

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë për super-grabitjen në Rinas. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka deklaruar se kompania kineze dështoi në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Sipas kryeministrit, nuk do të lejohet asnjë justifikim nga kompania koncesionare, por shteti shqiptar do të marrë nën kontroll gjithë aeroportin e Rinasit.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT