Media greke, Athina zyrtare ‘investon’ te Lulzim Basha

Teksa akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë së refuzon të angazhohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura me Greqinë, mediat e vendit fqinj i kanë kthyer sytë nga lideri i opozitës. Sipas një portali lajmesh, Lulzim Basha shihet në Greqi si personi i duhur për bisedime lidhur me çështjet dypalëshe.

Portali i njohur grek, Newpost.gr, publikon të mërkurën një shkrim analitik për kryetarin e partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas portalit, Basha është lideri tek i cili investon Athina zyrtare dhe minoriteti grek. Portali u referohet lëvizjeve të Athinës për zgjidhjen e problemeve të hapura dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Loading...

“Mirëpo, një sërë lëvizjesh të Edi Ramës e rënduan klimën”, vlerëson Newpost.

“Ai që gjendet përballë Edi Ramës, është kreu i partisë demokratike Lulzim Basha”, vijon Newpost.

Më tej portali grek paraqet CV-në e shefit të opozitës, me theks në periudhën kur Basha ishte ministër dhe kur sipas Newpost, kishte një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë dhe produktive me shefen e atëhershme të diplomacisë greke, Dora Bakojanis, e cila është motra e kryetarit të sotëm të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

Portali grek thotë se për shumëkënd, Lulzim Basha pritet të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë pas zgjedhjeve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, edhe Greqia po shkon drejt ndryshimit të qeverisë, sipas gjithë sondazheve që kanë dalë në dritë, shton Newpost, që njihet dhe për orientimin pro partisë më të madhe opozitare greke.

“Duke synuar edhe votat e shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësinë, por edhe të minoritarëve grekë që gjithashtu kanë me shumicë të drejtë vote, Demokracia e Re mëton t’i shtojë dhe penelata rajonale profilit të vet. Si një qeveri e cila do të zhbllokojë negociatat me Tiranën dhe duke lënë të kuptohet se në tryezën e bisedimeve preferon të ketë kishte aleatët e vet ideologjikë, pra demokratët e Lulzim Bashës”.

Vetëm se, Edi Rama nuk duket se ka ndërmend të shkojë në zgjedhje, ndërsa Greqia do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare, më së voni, në Tetor të këtij viti.

Loading...
Back to top button