Kocijançiç: Vendimi i opozitës për mandatet minon progresin e bërë deri më tani drejt BE-së

Ndërkohë ka shqetësime se përshkallëzimi i trazirave politike do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç i tha Zërit të Amerikës se pavarësisht tensioneve aktuale politike “Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat“.

Loading...

Por ajo shtoi se vendimi i opozitës “për të dorëzuar mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian“.

Kur mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, opozitës kryesore të vendit, është e paqartë dhe njerëzit pyesin se sa legjitime do të ishin këto zgjedhje në këtë rast.”

Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha thotë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje.

Duket se e ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, tani për tani, do të vazhdojë të jetë e pasigurt.

Loading...
Back to top button