“Ju dilni në rrugë dhe prisni të vijnë amerikanët ta zgjidhin”

Mark Crawford i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë është shfaqur kritik ndaj veprimit të opozitës për djegien e mandateve dhe daljen e saj në rrugë.
Në studion e Ora News, Crawford deklaroi se aktorët politikë nuk duhet të presin që t’u japin zgjidhje amerikanët apo europianët, ndërsa zbuloi se ndërkombëtarët nuk vijnë vetë në kohë krizash politike, po ata i ftojnë aktorët politikë vendas.
“Shqipëria gjithmonë ka shkuar përpara me vështirësi. Unë mbaj mend kur kam qenë këtu në ’93, ’97, 2001… Grindjet në politikë ndodhin, do të ndodhin pas 10 vitesh, por është diçka që duhet bërë brenda parlamentit. Kur unë kam qenë këtu qoftë në kohën e socialistëve, qoftë në kohën e demokratëve, të gjithë dalin në rrugë, shkojnë të zgjidhin problemet në rrugë duke pritur për amerikanët, apo për evropianët që të vijnë dhe të zgjidhin problemet e tyre.”, tha Crawford.