Himara nuk pyet për bojkot zgjedhjesh, Fredi Beleri i mbështetur nga PD nis fushatën elektorale

Duket se Himara nuk pyet për bojkot zgjdhjesh. OMONIA dhe PD janë bërë bashkë për të fituar Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale.

Në këtë mënyrë, Fredi Beleri, i cili është dhe kreu i OMONIA-s, ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. Në këtë foto, krah të tij është dhe Andrea Gjoni, i cili mban pozicionin e kryetarit të PD-së për Himarën.

Loading...

Fredi Beleri synon kandidimin për Kryetar Bashkie në Himarë, eksperiencë të cilën e ka provuar edhe në një palë zgjedhje të tjera lokale, pas Vasil Bollanos, por pa sukses!

Por kreu aktual i OMONIA-s ka dhe një të kaluar problematike me ligjin.

Në tetor të 2003-shit Fredi Beleri  u bë një prej protagonistëve të përplasjeve të dhunshme ne qendrën e votimit, në Himarë, ku pas dhunimit të simboleve kombëtare dhe thirrjeve anti-shqiptare, ai së bashku me katër persona të tjerë u dënua në mungesë me 3 vite burg. Dënimin nuk e kreu asnjë herë pasi u arratis në Greqi.

Por, emri Fredi Belerit lidhet dhe me një tjetër ngjarje të rëndë. Beleri është arrestuar nga policia greke në vitin 1994, pas sulmit terrorist në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë.

Loading...
Back to top button