23 milionë euro drejt Shqipërisë? Ministria e Brendshme franceze: Është lajm i rremë!

Rezulton ‘Fake News’ lajmi se në Shqipëri po transportoheshin 23 milionë euro me dy valixhe diplomatike. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Brendshme franceze. Lajmi fillimisht u publikua nga aktivisti Samba Gassama General nga Mali më 28 mars përmes një statusi në Facebook, ndërkohë që më pas u pasqyrua nga një media po nga ky vend, “Mali Actu”.

Sipas saj, shuma u kap në aeroportin ‘Charles-de-Gaulle’ në Paris. Në shkrim thuhej se bëhej fjalë për valixhe diplomatike, të cilat si destinacion final kishin Shqipërinë.

Loading...

“Nga të njëjtat burime, valixhet ishin për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore, ku fondet e pastrimit të parave janë me parashutë. Cili personalitet ishte bartësi i bagazheve? Burime nga Mali nuk mund ta japin këtë përgjigje. Megjithatë sponsorët e transaksionit janë mbështetur mbi paprekshmërinë e çantave diplomatike, një status ky që shërben si mënyre keqpërdorimi nga zyrtarët” – kështu shkruhej te “Mali Actu” në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Ministria e Brendshme e Francës duke iu përgjigjur interesit nga pala shqiptare mohoi se në aeroportin ‘Charles-de-Gaulle’ në Paris të jetë bllokuar një shumë e tillë dhe aq më tepër që të kishte lidhje me Shqipërinë.

Parisi zyrtar thekson se kemi të bëjmë me një ‘Fake News’.

“Ju pohojmë se policia në kufirin e aeroportit të ‘Charles-de-Gaulle’ nuk ka proceduar në zbulimin e një shumë të 23 milionë eurove në këto ditët e fundit. Bëhet fjalë për një fake news” deklaron ministria e Brendshme franceze.

Loading...
Back to top button