Vucic: Shqiptarët nuk duan marrëveshje të bazuar në modelin e dy Gjermanive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se shqiptarët nuk e dëshirojnë një marrëveshje të bazuar në modelin e dy Gjermanive, dhe ka krikuar BE’në që nuk po i bën presionin e duhur Prishtinës për të rifilluar dialogun, transmeton Gazeta Metro.
Vucic tha se shqiptarët as që duan të dëgjojnë më për marrëveshjen e bazuar në modelin e dy Gjermanive.
“Shqiptarët më nuk duan të dëgjojnë për këtë, ata dyshojnë se Rusia do ta pranonte këtë në OKB, edhe nëse ne e pranojmë atë”, ka thënë Vucic.
Presidenti serb e ka bërë përgjeggjesë BE’në pse Kosova nuk po e pezullon taksën.
“Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë”, tha ai.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës 100 % ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa, SHBA dhe BE në vazhimësi kanë bërë thirrje për pezullimin e taksës dhe fillimit të dialogut për arritjen e një marrëveshje finale mes dy palëve.