Greqia kërcënon me ‘Veto’ Shqipërinë: Po prekni tokat e grekëve

I pranishëm në një samit rajonal në afërsi të Bukureshtit mes liderëve të Greqisë, Bullgarisë Serbisë dhe Rumanisë, kryeministrit grek Alexis Tsipras ka zgjedhur të lëshojë një kërcënim të hapur për Shqipërinë.

Tsipras është shprehur i shqetësuar pasi sipas tij ka zhvillime negative në lidhje me pronat e grekëve në jug të Shqipërisë.

Loading...

“Marrëveshja që bëmë me Maqedoninë e Veriut duhet të inkurajojë vendet e BE-së që t’i japin një datë për procesin e anëtarësimit . Do të isha i lumtur nëse mund të them të njëjtën gjë për Shqipërinë, por kohët e kemi parë disa zhvillime që nuk na kënaqin.

Sot kam mësuar se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. Nëse informacionet do të jenë të vërteta do të ishte një zhvillim shumë negativ”, ndër të tjera Tsipras.

Mediat greke raportojnë që për këtë problem siç e konsiderojnë ato nuk përjashtohet edhe një veto edhe për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Loading...
Back to top button