Të gjithë varrmihësit e Atdheut tim, sot do të na flasin, për shpresë e besim!
Poeti Arben Duka u ka dërguar sot një “kartolinë” në vargje politikanëve të vendit.Politikanë! Sot mos e ndyni Tempullin e Zotit! – shkruan ai në rubrikën e tij në Dita.Më poshtë vargjet e Dukës:Dhe sot për Krishtlindje,
horrat do kënaqen,
këta djaj të zinj,
si engjëj do shfaqen!Si engjëj të bardhë,
do shfaqen në kisha,
do na përshëndesi,
Luli dhe Berisha!Ëmbël e më ëmbël,
do na vijë muzika,
do na përshëndesi,
Likja dhe Monika!Në ditën e Zotit,
do na bjerë flama,
do na përshëndesi,
Ruçi edhe Rama!Këta që kanë hyrë,
me popull në gjaqe,
sot do na afrojnë,
dashuri dhe paqe!Të gjithë varrmihësit,
e Atdheut tim,
sot do të na flasin,
për shpresë e besim!Pjellat më të liga,
të gjithë Shqipërisë,
Tempullin e Zotit,
do ta bëjnë pis!Dhe gurët-dhe drurët,
tani i urrejnë,
me shpresën e Zotit,
sot do na ushqejnë!Krishti me kamzhik,
akoma s’është shfaqur,
ndaj janë në festë,
derrat e kënaqur!U njohim se ç’ini,
super hipokrité,
s’ju shikojmë dot,
se na dhëmbin sytë!Populli s’ju do,
se nuk është idiot,
ndaj nëpër ekrane,
mos u dukni sot!Keq edhe më keq,
mos na nxini fatet,
lutuni diku,
t’u falen mëkatet!Po pragun e kishës,
sot mos e kaloni,
se shpirtin e zi,
dot nuk e shpëtoni!Nuk është për ju,
kjo ditë bekimi,
se juve këtu,
jini vetë mallkimi!Jini vetë mallkimi,
që s’ka të rrëfyer,
njerëz të pa fe,
super të urryer!A.DUKA/ZgjohuShqiptar.info