10 mijë shqiptarë e të huaj për të hyrë në Kapshticë në 1 ditë, pala greke “fle”
Rritet fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë rreth 10 000 shtetas shqiptarë e të huaj.
Këtë vit numri i hyrjeve ka qenë më i lartë se ai i daljeve, kjo edhe për shkak të krizës në vendin fqinj, çka ka bërë që emigrantët të kthehen pranë familjeve të tyre në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen.
Për të përballuar fluksin e qytetarëve në palën shqiptare është punuar me kapacitet maksimal sportelesh të cilat variojnë në hyrje dhe dalje sipas fluksit të lëvizjeve.
Ndërkohë vijon të jete e njëjtë situata në palën greke e cila në dalje ka punuar vetëm me një sportel duke bërë që të krijohen radhë të gjata në anen tjetër të kufirit./ZgjohuShqiptar.info