Gjendet i vdekur në qelinë e burgut shqiptari në Greqi

Greqi, një 35 vjeçar shqiptar, gjendet i vdekur ne burgun e Trikalas.

Ai nuk u paraqit ne apelin e paradites dhe gardianet shkuan në qeli, ku u konstatua vdekja e tij.

Raportohet se është thirrur mjeku ligjor, ndërsa ka filluar dhe një hetim administrativ mbi rrethanat e vdekjes.

Emri i 35 vjeçarit nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke.

Ky nuk është shqiptari i parë që gjen vdekjen në burgjet greke.

Ilia Kareli humbi jetën i dhunuar dhe i torturuar nga policia në burg. Ngjarja shkaktoi tronditjen e opinionit publik shqiptar pas zbulimit të episodeve të dhunës./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT