Drejtuesja e PE sulmon keq deputetët: Erdhët këtu me paratë e shqiptarëve për të ngrënë drekë

Seanca e sotme në Parlamentin Europian është shoqëruar me debate nga deputetët e Shqipërisë pasi, Genc Pollo ka kërkuar largimin e Ballës nga drejtimi i komisionit duke e akuzuar këtë të fundit për lidhje me krimin e organizuar.

Sakaq, drejtuesja e Parlamentit Europian Monica Macovei, i ka sulmuar keq politikanët shqiptarë, pasi u tha se me lekët e shqiptarëve kanë shkuar atje për të ngrënë një drekë.

“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë”, tha zyrtarja e lartë.

Sakaq, shtoi se tashmë është koha që partitë politike në Shqipëri të bëhen bashkë në të mirë të qytetarëve.

“E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei në fjalën e saj./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT