Shqiptarët me më pak makina për banorë në Europë
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016, BE kishte mesatarisht 505 autovetura për 100 banorë, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria kishte 420 mijë autovetura më 2016 ose 146 automjete për 1000 banorë me një rritje të lehtë nga viti 2015.Gjithashtu sipas të dhënave të Nation Master Shqipëria, vijon të ketë numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë edhe në krahasim me rajonin, ku shihet se me 2016 në Malin e Zi u regjistruan 309 makina, në Serbi 288 autovetura për 1000 banorë dhe në Bosnjë 2014 automjete për 1000 banorë, teksa të dhënat për Kosovën mungojnë.Në mesin e Shteteve Anëtare, Luksemburgu kryesoi listën me 662 makina për 1 000 banorë, pasuar nga Italia (625 makina), Malta (615 makina), Finlanda (604 makina) dhe Qipro (595 makina).Në anën tjetër të shkallës, numri më i ulët i automjeteve u regjistrua në Shqipëri me 146 makina, Rumani 261 makina, Hungaria 338 makina, Letonia 341 makina dhe Kroacia 374 makina.Midis Shteteve Anëtare për të cilat disponohen të dhëna të kohëve të fundit, makina me motorë me benzinë përbëjnë shumicën e makinave të regjistruara të pasagjerëve në shumicën e vendeve, ndërsa makinat e pasagjerëve me naftë dominojnë vetëm në tetë shtete anëtare.Në vitin 2016, numri më i madh i makinave të regjistruara u vërejt në Gjermani me 45 milionë makina. Më pas Italia me 37 milionë makina dhe Franca 32 milionë makina./ Marrë me shkurtime nga Monitor. /ZgjohuShqiptar.info
