7 aventurat që duhet të bëni me patjetër në Shqipëri, sipas të huajve
Heywedidthat.com një faqe e dedikuar udhëtimeve dhe eksperiencave aventureske i ka dedikuar një artikull të shkurtër Shqipërisë. I fokusuar tek ana e virgjër dhe e paeksploruar ende e natyrës sonë, heywedidthat.com rendit 7 aventurat “must” në Shqipëri.Artikulli i plotë Kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri për të vizituar vendin si dhe për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj. Gjetëm një vend të bukur dhe të larmishëm me një të kaluar të ndritur. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Evropës me një diktaturë izoluese. Sot, është një vend që ka shumë për të ofruar për ata që kërkojnë anën e fshehur, të panjohur dhe të egër të Tokës. Ja 10 gjërat që duhet të shihni dhe bëni kur shkoni për një aventurë në Shqipëri.Përshkruani me makinë bregun jugor. Udhëtoni nga qyteti i Vlorës drejt maleve përmes rrugës bregdetare. Do të endeni rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur.Rafting në kanionet e Osumit. Ju pret një botë ujore gati e paprekur. Udhëtoni për rreth një orë nga qyteti i Beratit dhe do të shijoni një nga udhëtimet më të bukura të rafting që keni përjetuar. Guidat janë në dispozicionin tuaj.Burimet e nxehta të Benjës në Përmet. Mund ta kombinoni këtë me udhëtimin e rafting dhe të qëndroni një natë në Përmet para apo pasi të shkoni në Berat për të provuar llixhat. Ujërat nuk janë shumë të nxehta por mineralet janë shëruese (dhe freskuese) në një ditë të nxehtë.