Çelja e negociatave, Holanda vendos në 26 qershor për Shqipërinë

Ambasada e Holandës në Tiranë shprehet se qeveria do të mblidhet në datë 26 qershor ku do të marrë vendimin përfundimtar nëse Shqipërisë do i hapen negociatat apo jo.

Parlamenti holandez ka vendosur t’i kërkojë qeverisë të vendosë veton kundër hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë.

Pas raportit të paraqitur parlamentarët me 125 vota pro dhe 20 kundër i kanë kërkuar qeverisë së tyre t’i thotë jo çeljes së bisedimeve me Shqipërinë në samitin që do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 qershor.

Ndërkohë dhe Franca nuk ka ende një qëndrim zyrtar. Pritet që Presidenti Makron të japë qëndrimin e tij pak ditë para samitit të BE.

Ndërkohë Gjermania duket se ka një qëndrim pozitiv, por që fjala e fundit do të jepet javën e ardhshme kur pritet dhe vendimi i qeverisë franceze.

Gjithsesi vendimi i parlamentit nuk është detyrim për qeverinë. Të pyetur nga Ora Neës ambasada e këtij shteti në Tiranë shprehet se qeveria do të mblidhet në datën 26, ku dhe do të jepet fjala e fundit.

Por edhe Gjermania ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi votën që do të japë kur të shqyrtohet propozimi për hapjen e negociatave të integrimit me Shqipërinë.

Të pyetur nga Ora Neës pas deklaratës së kryeopozitarit Lulzim Basha se Bundestagu ka vendosur t’i thotë ‘jo’ negociatave me Shqipërinë, zyrtarët e ambasadës gjermane janë shprehur se do të ketë një mbledhje tjetër javën e ardhshme.

“Në kuadër të procedurës parlamentare të përcaktuar nga Bundestagu, çështja e hapjes së negociatave do të diskutohet javën e ardhshme në seancë plenare“, thuhet në reagimin e dhënë për Ora News./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT