Shqipëria dështon në Botëror, Luiza Gega: Pa infrastrukturë, nuk mund të arrish finalen

Kohë jo të mira për atleten shqiptare Luiza Gega, e cila nuk ka siguruar dot një vend për në finalen e garës së 1500 metrave në Botërorin e sallave të mbyllura që po zhvillohet në Birmingham të Britanisë së Madhe, objektiv që ajo e dinte që do ta kishte të vështirë ta realizonte.
“Për fat të keq, nuk munda të kualifikohem për në finalen e garës së 1500 metrave në Botërorin e Birmingamit. E dija që do të ishte e vështirë, pasi edhe për mua ky ka qenë një vit i vështirë në stërvitje. Të bëja fazën përgatitore në Tiranë, pa infrastrukturë minimale nuk ka qenë aspak e lehtë. E megjithatë, una isha gjatë gjithë garës me më të mirat e botës dhe kjo më bën të ndihem e kënaqur dhe krenare për çfarë kam arritur”, – thotë Luiza Gega.
Megjithatë, kampionia e Shqipërisë, që gjithnjë na ka mësuar me medalje e fitore, nuk tërhiqet pas në rrugën e saj dhe premton se do të tregojë se sa vlen në eventet e ardhshme ndërkombëtare transmeton Dritare.net
“E di që kam mundësi për më shumë, ndaj jam e motivuar për çfarë do të sjellë sezoni i verës, ku kam sërish shumë gara të rëndësishme përpara. Ndaj, ndihem gati për të filluar stërvitjen, ndërkohë që shpresoj që vëmendja nga shteti të ndryshojë sadopak”, – deklaroi në faqen e saj zyrtare “Facebook” dhe “Instagram” atletja Luiza Gega./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT