Pajtim Kasami tregon arsyen pse festoi me Shqiponjë në mes të Greqisë
Pasi mposhti portierin Buffon, mesfushori bëri me duar shenjën e shqiponjës dykrenare në mes të stadiumit “Karaiskaqi” të Athinës.Pas ndeshjes, mediat greke e cilësuan një provokim të rëndë, pasi sipas tyre shqiponja është simbol i “Shqipërisë së Madhe”.Ky gjest nuk u prit mirë edhe në Zvicër, duke qenë se lojtari kishte zgjedhur të luante me përfaqësuesen helvete duke refuzuar kombëtaren shqiptare. Gjithsesi, thuhet se mesfushori është shumë i lidhur me rrënjët e tij shqiptare.Ndërkaq, vetë Kasami ka folur në intervistën e fundit dhe ka sqaruar edhe arsyen e festimit në atë mënyrë.Festova me shqiponjën pasi doja të tregoja solidaritetin tim me futbollistët e Kombëtares shqiptare, që pak ditë më parë kishin luajtur në Beograd ndaj Serbisë (ndeshja famëkeqe e 14 tetorit 2014) për eliminatoret e Evropianit Francë 2016”, – shpjegon pas kaq kohësh Kasami./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!