Ushtria e Kosovës nervozon Serbinë/ Ministri Vulin i ankohet komandantit të NATO-s

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, është takuar ditën e sotme me komandantin e forcave amerikane të NATO-s në Napoli, James Fogg, me të cilin diskutoi për rolin dhe mandatin e KFOR-it.Gjatë këtij takimi, ministri serb Vulin ka theksuar se mandati i KFOR-it në Kosovë duhet të vazhdojë dhe të mos lejohet të formohet ushtria e Kosovës pasi është e papranueshme për Serbinë, transmeton “lajmi.net”.Po ashtu, është diskutuar situata politike dhe siguria në Rajon.“Serbia është një partner i besueshëm, i parashikueshëm dhe serioz i të gjithë aktoreve në skenën ndërkombëtare politike dhe atë të sigurisë. Jemi të interesuar për thellimin e marrëdhënieve në bazë të respektit reciprok dhe përmirësimit të sigurisë rajonale dhe globale”, është shprehur Vulin.Ai vuri në dukje se ushtria e Serbisë është neutrale dhe ky është një vendim strategjik që lejon bashkëpunimin me të gjithë aleatët dhe shtetet tjera./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button