Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!

Sulmuesi i Kombëtares greke, Stefanos Athanasiadhis, u jep një “shkelm” sjelljes raciste të tifozëve të APOEL-it për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe. Një urim, i bërë nga 29-vjeçari në faqen zyrtare të mesfushori kuqezi në “Instagram”, ka bërë dje bujë në mediat greke.Kaçe kishte postuar një fotografi me fanellën e ekipit të ri, Panathinaikos, ndërsa greku Athanasiadhis, shok skuadre me korçarin te PAOK-u deri gjashtë muaj më parë, bënte një koment epik: “Fillim të mbarë shqiptari im”.Sulmuesi dhe Kaçe njihen prej 13 vitesh, pasi të dy kanë dalë nga akademia e PAOK-ut dhe për më tepër deri në 2017-ën kanë qenë pjesë e selanikasve. Mirëpo, fraza “shqiptari im” ka habitur jo pak mediat greke, të cilat i kanë bërë një jehonë të madhe asaj çfarë shkruante Athanasiadhis.Ky i fundit, që prej fillimit të këtij sezoni, është pjesë e klubit izraelit, Makabi Haifa, ndërsa në dekadën e fundit ka qenë një prej sulmuesve më të mirë të kampionatit grek, e për më tepër pjesë e Kombëtares helene. Fakti që në ditën e fundit të merkatos pati një skandal në Qipro me tifozët e APOELit, që nuk pranuan transferimin e Kaçes për shkak se ky i fundit pak vite më parë kishte veshur fanellën e UÇK-së, bëri që Athanasiadhis të solidarizohej me shqiptarin duke e konsideruar atë si vëlla.MEDIAT GREKENë fakt, mediat greke e kanë interpretuar këtë reagim në mënyra të ndryshme. Portali i njohur, “sport24.gr”, ishte befasuar nga fakti që Athanasiadhis i thotë në këtë moment Kaçes “shqiptari im”. Në shkrimin kushtuar e publikuar dje, ndër të tjera citohej: “Athanasiadhis dhe Kaçe bashkëpunuan te PAOK-u për 13 vite duke filluar nga akademia dhe në ekipin e parë.Ata krijuan një marrëdhënie shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës. Për herë të parë që nga viti 2004, të dy nuk do të veshin më fanellën e PAOK-ut, pasi Athanasiadhis ka zgjedhur Makabi Haifa në Izrael, ndërsa Kaçe është huazuar te Panathinaikosi.Në foton e publikuar nuk mungoi komenti i mikut të tij, Athanasiadhis, por gjithashtu edhe portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Të dy Kaçe i quan vëllezër. Në mesin e pëlqimeve të fotos me fanellën e Panathinaikosit kanë qenë edhe lojtarë të njohur të PAOK-ut ndër vite, në një kohë që komenti më pikant ishte ai i sulmuesit”. Ajo që ndodhi me Kaçen te APOEL Nikosia u dënua nga disa ish-futbollistë, por natyrisht mbështetja më e madhe erdhi pikërisht nga një grek si Athanasiadhis që i tërboi bashkëkombësit e tij me faktin që e cilëson Kaçen: “shqiptari im”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button