Parajsa mbi tokën e Shqipërisë, super resorti Pacollit në pyllin e Divjakës (VIDEO-Projekt)

Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik 3300 metra katrorë. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha, i cili do ndërtohet nga biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli.Në faqen zyrtare në internet të kompanisë te Bexhet Pacollit “Mabetex” është bërë publik projekti, bashkë me fotot se si do të jetë dhe hapësirën që do të zë.Siç thuhet në projekt, resorti do të shtrihet në mbi 1170 hektarë dhe do të ketë 7 km plazh, raporton ZgjohuShqiptar.infoPo ashtu, në këtë Park Nacional, do të ketë mbi 60 villa e dhjetëra hotele me 5 yje. Në të do të realizohen ishuj e oaza.Projekti do te jete një super resot turstik i cili do të kushtoj qindra milionë dollarë.“Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli./ZgjohuShqiptar.infoPër më shumë, shihni videon e mëposhtme:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT