Kulmi i armiqve imagjinarë në komunizëm: Karkaleca të hedhur për sabotimin e prodhimeve bujqësore

Në një shkrese të organeve të Punëve të Brendshme të kohës vjen një aludim absurd që tregon se armiqtë imagjinarë krijoheshin nga dhe për @do gjë. Kastriot Dervishi e sjell këtë shkresë bashkë me komentin:“Marritë e shtetit komunist nuk kanë pasur të sosur. Është i njohur fakti se ata kanë qenë gjithnjë shkatarraqë e nuk kanë ditur asnjëherë të bëjnë shtet.

Sjell sot një dokument të vitit 1982. Në Librazhd, në qershorin e këtij viti ishte hasur një sasi karkalecash. Mirëpo, çfarë thoshin organet e punëve të brendshme? Ata mendonin se këto i sillte armiku nëpërmjet kamionëve që vinin për qëllime tregtare, me qëllim që të dobësonte bujqësinë socialiste. Një dreq e di se si kalonin doganën brenda kamionëve pa u vënë re tufat e karkalecave dhe për çfarë qëllimesh “armiku” imagjinar i kishte sjellë ato për të dëmtuar gërxhet e Librazhdit”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Si kjo shkresë gjenden edhe shumë dëshmi se si armiku sabotator shikohej ngado përfshirë edhe karkalecat.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button