Ku u vendosën dhe kur erdhën çifutët në Shqipëri?

E nderuar lexuese! Kjo popullsi u shpërnda qysh në antikitetin e vonë në trevat e Perandorisë Romake. Në mesjetë dokumentohen të paktën që nga shek. XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, Vlorë, ku dallohen nga tiparet e tyre etniko-fetare. Në fund të shek. XV grupe çifutësh të degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri, kryesisht në kohën e sulltan Bajazitit II.Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë bashkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, Elbasan, Shkup, Prizren, Manastir etj. Çifutët merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi. Bashkësitë çifute në Shqipëri krijuan si kudo institucionet fetare e administrative-gjyqësore të veta. Në qytete jetonin në lagje të veçanta. Në shtetin shqiptar nuk ka pasur diskriminim ndaj çiftutëve/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button