Katër shqiptarë titullarë sot në Europa League, Berisha dhe Strakosha synojnë….

Luhen sot ndeshjet e kthimit në turin e 1/16 në Europa League. Në fushë do të zbresin nga minuta e parë katër futbollistë shqiptarë me skuadrat e tyre. Berisha me Atalantën dhe Strakosha me Lacion kanë shanse kualifikimi, pasi janë mundur minimalisht në ndeshjet e para.
Hysaj sot luan në të majtë të mbrojtjes së Napolit, që ka humbur 1-3 në fushën e tij ndaj Lajpcigut. Titulla sot është edhe Januzaj me Real Socidead, ndërsa Ajdareviç, i cili shënoi golin e barazimit për AEK-un në ndeshjen e parë, e nis nga stoli.
Formacionet e mundshme për ekipet e shqiptarëve:
ATALANTA: Berisha, Toloi, Kaldara, Palomino, Hateber, De Run, Freuler, Spinacola, Kristante, Iliçiç, Gomez.
LACIO: Strakosha, Uollas, De Vraj, Kaseres, Basta, Parolo, Lukas Leiva, Luis Alberto, Luliç, Felipe Anderson, Imobile.
Napoli: Reina; Maxhio, Toneli, Koulibali, Hysaj, Rog, Diavara, Zielinski, Ounas, Kalejon, Insinje.
REAL SOCIEDAD: Ruli, Odriozola, Elustondo, Navas, De la Bela, Kanales, Ijaramendi, Zurutuza, Oiarzabal, Juanmi, Januzaj./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT