Ishim të parët, por çuditërisht Shqipëria nuk është ajo e para

Paradokset muzeale: nga D. HatibiKishim Universitet para Gjermanise, por te rinjve dhe te huajve u permendim 7 marsin 1887 ne Korçe!….A e dini se para ardhjes se Perandorise Osmane:– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Që të krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firenca, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza).– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatat dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.– Kishim filozofët tanë humanistë nga me te permendurit në Europë me idetë e tyre dhe ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazuli, Pal Engjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku).– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci, ndërkohë që Amerika, fjala vjen, qeverisej nga indianët Cherokee apo fiset Azteke, që jetonin si kanibalë.– Në Durrës intelektualizmi ishte aq i lartë sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Konstandinopojës, kundër skllavërisë 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën që në shekullin V-VII.– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë)./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT