“Financial Times”: Në vitin 2025 bëhet zgjerimi i BE-së me 6 vende të Ballkanit

Sipas të përditshmes britanike “Financial Times” , përcaktohet viti 2025 si afat për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe në 6 shkurt do të bëhet publike strategjia e zgjerimit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën.Kjo fazë e re i jep fund politikës anti-zgjerim të shpallur në 2014-ën nga kreu i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, megjithëse shumë diplomatë evropianë e konsiderojnë vitin 2025 si afat motivues më tepër se realist – shkruan “Financial Times”.Veç Serbisë dhe Malit të Zi, vendet e tjera si Shqipëria dhe Kosova ende nuk kanë nisur negociatat e anëtarësimit.Perspektiva e anëtarësimit ka qenë një shtysë për vendet e Ballkanit, për të lënë pas konfliktet e viteve 1990, pavarësisht se është zbehur që pas krizës financiare të 2008-ës, por edhe nga procesi Brexit.Nga ana tjetër, analistët thonë se kjo situatë po shfrytëzohet nga Rusia që e shfaq veten si një partner alternativ për vendet ballkanike.E teksa vendet e Europës Qendrore, të anëtarësuara rishtazi janë pro zgjerimit, vende si Spanja kanë rezerva. Madridi kundërshton anëtarësimin e Kosovës si vend i pavarur nga Serbia, pasi mund të bëhet precedent për probleme me statusin e rajonit të Katalonjës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button