Elbasan-Gjinar, rruga që “hëngri” miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë

E inauguruar në vitin 2011, rruga Elbasan-Gjinar, shumë shpejt do të shfaqte probleme në disa pjesë të saj.Në vitin 2012, një vit më pas, kjo rrugë u shemb, pranë fshatit Shelcan, duke izoluar krejtësisht zonën e Shpatit me rreth 10 mijë banorë.“Këtu kalojmë çdo ditë dhe është një rrugë e vështirë”, shprehej në vitin 2015 një banor.“Do të vendosim edhe tapetin përfundimtar për të gjithë aksin Gjinar-Elbasan. Do të riinvestohet”, thoshte në 6 shkurt 2015 Dashamir Xhika, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH në atë kohë.Një devijim i saj në atë kohë mundësoi lëvizjen e banorëve dhe më pas u mundësua një zgjidhje tjetër provizore.Në rreth 1 km lëvizja e mjeteve vazhdon të bëhet me vështirësi. Probleme ka edhe në disa pjesë të tjera të kësaj rruge, e cila nuk është më shumë se 23 kilometra, ndërsa për sinjalistikë nuk bëhet fjalë në të gjithë gjatësinë e saj.“Kjo rrugë ka probleme nga ura e Shkumbinit deri në qendër të Gjinarit. Kjo rrugë më parë është prishur para se të përfundonte”, thotë një shofer furgoni.“Faji është i shtetit, i qeverisë. Si e kanë marrë në dorëzim këtë rrugë”, thonë banorët.Prokuroria dyshon së paratë që duhet të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge janë vjedhur.Bëhet fjalë për rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të cilat duhet të përdoreshin për asfalt dhe sinjalistikë.Ndërkohë që sinjalistika mungon krejtësisht, asfalti është në një gjendje të rëndë.Banorët e kësaj zone kalojnë këtu çdo ditë ndërsa shpresojnë në një jetesë më të mirë edhe falë turizmit, por jetesa e tyre vazhdon të jetë e vështirë për faktin se nuk mund të ketë turizëm pa infrastrukturë e nëse vërtetohen dyshimet e prokurorisë, për vështirësitë e tyre fajin e ka korrupsioni.(TCH)/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button