Dule: 12 miljet e Kotzias janë të përcaktuara në të drejtën ndërkombëtare, askush nuk i merr gjë tjetrit

Për kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ajo që shprehur ministri i Jashtëm Nikos Kotzias lidhur me 12 miljet detare, nuk është gjë tjetër veçse zbatimi i parimeve që lindin nga Konventa e OKB dhe që është ratifikuar nga të dyja vendet. I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Ora News, përballë Ilva Tares, Vangjel Dule theksoi se problemi nuk është kur ka hapësira për ta ushtruar këtë të drejtë që ka secili shtet për t’u shtrirë në 12 milje, por në rastet kur kjo sipërfaqe nuk ekziston. Në këtë rast ai tha se e drejta ndërkombëtare e përcakton që palët e ndajnë në mënyrë të barabartë.Çfarë janë 12 miljet?Kotzias tha diçka që ekziston objektivisht përtej atij dhe përtej nesh. Greqia ka të drejtën që në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara, e ratifikuar nga Greqia dhe Shqipëria që ujërat e veta territoriale…Gjatë vitit 2009 mes dy qeverive ishte nënshkruar një marrëveshje për të gjitha zonat detare, e cila pati atë fatin për shkak se zoti Rama deshi ta përdorë për betejën e vet politike. 2009 është një marrëveshje nga çdo këndvështrim e saktë dhe e drejtë në interes reciprok të të dyja vendeve.Në lidhje me 12 miljet. Shqipëria ujërat e veta territoriale i ka shtrirë në 12 milje. Pse Greqia, Italia, Sllovenia nuk ka të drejtën që të ushtrojë të njëjtin avantazh që i jep marrëveshja e detit?! Kjo është e parashikuar në marrëveshjen e OKB-së. Problemi qëndron kur nuk ekziston hapësirë detare e mjaftueshme që secila palë të marri nga 12 milje. Atëherë vendoset një metër në mes, që ta themi në shesh merret vija e mesit dhe kjo është një diçka shumë e thjeshtë dhe askush nuk i merr diçka tjetrit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button