“Çamëria nuk shuhet”, protestë para Ambasadës greke me 24 shkurt
Shoqata Patriotike Çamëria ka thirrur një protestë me 24 shkurt, përpara Ambasadës greke.
“Ne 24 shkurt ju ftojme te gjitheve te behemi bashke per te protestuar para ambasades greke, tek hyrja e bllokut te ambasadave ne rrugen e Durresit, sheshi “Adem Jashari”.
Ne oren 12 , te shtunen ne 24 shkurt, Ne duhet te jemi te gjithe aty, qe ti tregojme Greqise dhe te gjithe nderkombetareve qe Çameria nuk shuhet, se jemi gjalle dhe ne kembe…”
Greqia ka kërkuar të mos përmendet emri “Çamëri” në tekstet shkollore shqiptare. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një letër përgjigje drejtuar deputetit Haris Theoharis./ZgjohuShqiptar.info