Athina i përgjigjet Edi Ramës: Nuk do e pranojmë kurrë ekzistencën e çështjes “came”
Athina ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, për “çështjen came”.Ministri i Jashtëm alternativ, Giorgos Katrougalos, tha se: “gjithkush kërkon të pasurojë interesat e tij kombëtare, por ne kurrë nuk do e pranojmë ekzistencën e një çështje çame.”Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë emisionit “Real Story”, se “çështja came”, është një nga çështjet më të mprehta mes Athinës dhe Tiranës.“Do të insistojmë sepse është një çështje shqiptare.Po flasim për shtetas shqiptarë, që në të shkuarën kishin pasuri në shtetin grek, të cilët kanë kujtime të hidhura”, tha kryeministri Rama.Çështja “çame”, sipas ministrit Nikos Kotzias, nuk është përmendur gjatë bisedimeve me homologun e tij Ditmir Bushati.Por Rama tha se “Kotzias nuk e paska dëgjuar mirë”, duke pretenduar kështu se në bisedimet dypalëshe është folur edhe për këtë çështje.(TemA)/ZgjohuShqiptar.info