Albin Kurti: Thaçi nuk do të heqë Specialen, por emrin e tij nga gjykata

Vendimet e Gjykatës Speciale do ta ndryshojnë historinë, prandaj Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja) është në rrezik nga kjo Gjykatë. Kështu ka deklaruar dje lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti në një tryezë të organizuar nga partia e tij me temën: “Dhomat e Specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”.Kurti ka shtuar se Gjykata Speciale nuk është për t’i rrëzuar pushtetarët e korruptuar, ndonëse pritje të tilla kanë qytetarët. “E di që shumë njerëz janë lodhur. Themi hajt se kjo Gjykatë na heq pushtetarët e korruptuar, politikanët e krimit të organizuar. Nuk mund t’i heqim qafe me iniciativa që vijnë nga Serbia e Rusia. Popujt e tjerë i kanë rrëzuar e i kanë larguar të korruptuarit e kriminelët. Në Kosovë shumë prej tyre politikanë duhet akuzuar si kriminelë të paqes, çfarë i kanë bërë popullit tonë e jo si kriminelë të luftës”, ka thënë Kurti, shkruan Zëri. Kurti e akuzoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçin se nuk është serioz dhe i sinqertë për shfuqizimin e kësaj Gjykate.“Thaçi duhet ta dëshmojë që nuk është duke e vazhduar pazarin dhe të japë dorëheqje. Për ta dëshmuar që është penduar duhet të japë dorëheqje dhe problemi kryesor me iniciativën për shfuqizimin është mungesa e sinqeritetit dhe e seriozitetit për shfuqizimin. Nuk e ka përnjëmend dhe nuk është fare serioz në këtë iniciativë, sepse ka hyrë i papërgatitur. Jam i bindur që kjo iniciativë s’e ka synim ta heqë Gjykatën Speciale, por emrin e tij nga Gjykata Speciale”, ka theksuar./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button