Zyrtare, Shqipëria me 2 sportistë në “Pyeongchang 2018”

Shipëria do të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore që të zhvillohet në Korenë e Jugut me 2 sportistë. Ka qenë vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) që ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e Suela Mëhillit dhe Erjon Tolës në “Pyeongchang 2018”, që nis më 9 shkurt. Edhe pse KOKSH pati shpresuar që të shkonte në këtë Olimpiadë me 4 sportistë, vetëm dy prej tyre kapën normat.Ashtu si dhe 4 vite më parë, në Sochi, Shqipëria do të ketë vetëm skiatorët Tola e Mëhilli, që do të garojnë në disiplinën e skive alpine. KOKSH, përmes një komunikate për shtyp, bën me dijë se më datën 2 shkurt, në Presidencë, do të zhvilohet ceremonia e dorëzimit të flamurit kuqezi nga ana e Presidentit të Republikës, z.Ilir Meta. Pritet që këtë herë flamurin ta mbajë skiatorja Suela Mëhilli./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button