Skandal/ Këshilli i Evropës: Nëse mësojnë se do lindin vajzë, gratë shqiptare abortojnë

Së fundmi, Këshilli i Evropës ka zbuluar se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri.Sipas statistikave të fundit, në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve.Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit në bazë të gjinisë së fëmijës, është bërë popullor aktualisht në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan dhe Gjeorgji.“Tradicionalisht familjet shqiptare kanë favorizuar djemtë në krahasim me vajzat për dy arsye kryesore: trashëgimia e emrit të familjes dhe perspektiva e djemve që rriten për t’u bërë shtylla e shtëpisë për të siguruar bukën”, citohet një raport i vitit 2005 nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), raporton “lifesitenews.com”.Aborti në Shqipëri u ligjërua në vitin 1995 pas rënies së qeverisë komuniste. Tani ai lejohet deri në javën e 12-të të shtatzënisë.Gjithashtu në shkrim citohet edhe gjinekologia Rubena Moisiu, e cila ka thënë: “Nuk ka statistika të sakta, por bazuar në sondazhet tona të bëra në klinikën më të madhe gjinekologjike në vend, vetëm në vitin 2010 ishin 470 aborte, shkaqet kryesore të të cilave ishin arsyet ekonomike, deformimet dhe gjinia e fetusit”./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT