Shkrimet e para shqipe në çfarë dialekti ishin?

I/E nderuar lexues!Dokumenti i parë i datuar që njohim deri më sot në gjuhën shqipe është Formula e pagëzimit e vitit 1462. Një tjetër dokument pas tij, Fjalorthi i fon Harfit, i përket vitit 1496. Të dy shkrimet janë në dialektin e veriut të vendit. Një fletë shqipe, me një fragment ungjilli, e dialektit jugor është gjetur në një kodik të shek.XIV. Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes. Ndër to mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes i vitit 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat. Para vitit 1515, kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close