Reuters: Një udhëtim në jug të Shqipërisë, në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë

Gjashtë ushtarë grekë janë të varrosur nën ullinjtë e familjes Brigo në Himarë, një qytet në jug të Shqipërisë.Ata e kanë vendin e tyre të prehjes, por të tjerë gjenden edne të shpërndarë në luginat aty pranë.Eshtrat e tyre janë pikërisht aty ku ranë në vitin 1941, ndërsa luftonin me trupat fashiste italiane.Familjet greke vijnë në Shqipëri çdo vit në të njëjtën ditë për t’i përkujtuar të afërmit e tyre të rënë, por nuk ata kanë varre.Pas përpjekjeve disavjeçare që nga rënia e komunizmit, Athina dhe Tirana kanë arritur më në fund marrëveshjen për zhvarrosjen e 7976 ushtarëve grekë, që do të vendosen në varreza në Shqipëri.Eshtrat e para janë zhvarrosur në luginën e Sajmolës, në pjesën qendrore të jugut të Shqipërisë.Ministria e Jashtme greke i ka cilësuar këta ushtarë si “të rënët e fundit të Luftës së Dytë Botërore që nuk janë varrosur ende siç u takon”.Në një kodër nga ku duket Korfuzi, gjashtë ushtarët grekë prehen si më “të privilegjuar”.Ata janë vrarë nga artilieria italiane vetëm pak ditë pasi festuan Pashkët ortodokse në shtëpinë e Jani Brigos.“Amaneti i fundit i tim eti ishte t’i ruaja varrin, orën dhe portofolin Andreas Provatas-it”, tregon Ermioni Brigo, 85 vjeçe, ndërsa ecën përmes ullishtes.“E zbatova amanetin e tij, edhe pse na ndoqi pas si gangrenë”.Babai i saj u burgos për 11 muaj nga italianët, u akuzua se ishte filohelen dhe pastaj u arrestua nga komunistët.Jeta iu shpëtua nga një shqiptar që dezertoi nga ushtria italiane, që ai e kishte strehuar dikur dhe që më vonë ishte bërë komandant i partizanëve.Në të njëjtën luginë qenë varrosur edhe ushtarë italianë, por varret e tyre u boshatisën sepse eshtrat u kthyen në atdhe nga qeveria italiane.Por grekët duan që të rënët e tyre të varrosen këtu, çka ka shkaktuar debate politike te shqiptarët që i shqetëson nacionalizmi grek në jug të Shqipërisë, ku jeton një komunitet grek.Ky është shkaku i vonesës së kësaj procedure.Jo shumë larg prej aty, në Kishën e Shën Nikollës në Këlcyrë, eshtrat e 257 ushtarëve grekë janë ruajtur në qese të bardha për katër vjet.Ndërsa jashtë kishës, varrest bosh presin eshtrat.“Janë të vdekur, nuk i bëjnë keq njeriu. E keqja është mes nesh, të gjallëve”, thotë drejtuesi i kishës, Kristo Koçi, 75 vjeç.(Reuters-TemA TV)/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button