Marrëveshja me Greqinë/ Beqir Meta: S’është reciproke, është problem!
Lidhur me varrezat greke, ka reaguar edhe historiani Beqir Meta, i cili ka folur në mënyrë të detajuar për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë.Sipas historianit Beqir Meta, nuk po ndiqet asnjë parim reciprok për këto varre të ushtarëve grekë që Greqia i paraqet si çështje humane.“Kjo shkakton problem tek shqiptarët pasi kjo mund të stimulojë një valë nacionaliste duke pasur parasysh propagandën greke. Ndërkohë nga ana tjetër nuk shohim që të hiqet ligji i luftës. Pra nuk po ndiqet asnjë parim human reciprok. Ne e dimë që në Çamëri që sot është territor grek ka jetuar një popullsi shqiptare dhe ku u kryen krime dhe masakra të shumta ku rreth 2 mijë vetë u vranë dhe nuk kanë asnjë varr dhe Greqia nuk lejon asnjë varr dhe nuk lejon pasardhësit e tyre që të shkojnë të vizitojnë varret e tyre“, tha Meta.Ndërsa historiania Valentina Duka, lidhur me çështjen në fjalë është shprehur:“Ata ushtarë që janë vrarë në atë luftë të ashpër Italo-Greke në tokën shqiptare duhen repektuar. Ata ishin viktima të një lufte të ashpër të lindur nga fashizmi dhe që ushtria greke iu përgjigj në ofensiv në territoret shqiptare prandaj dhjetra e mijëra viktima grekë dhe italianë ndodhen në malet, në fushat edhe në luginat lumore të Shqipërisë. Ata ushtarë janë vrarë në luftë dhe ata duhet të kenë një varr, sigurisht ishin të gjitha opsionet edhe ai italian që eshtrat e atyre ushtarëve mund të ishin tërhequr në vendet respektive, siç i morën italianët edhe grekët mund t’i kishin marrë në vendin e tyre, por ne kemi eksperienca që ne kemi varre dhe në Shqipëri. Siç kemi të ushtarëve francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, siç kemi varrezat e parkut të liqenit të ushtarëve gjermanë, pradaj nuk e shoh ndonjë çudi të madhe që në Shqipëri të ketë një varr për këta ushtarë që ranë për Greqinë në territorin shqiptar./ZgjohuShqiptar.info